Ulje e madhe e të prekurve nga COVDI-19, shënohen vetëm 11 raste të reja


Ulje rekorde e të prekurve me Covid-19 është regjistruar në vend brenda 24 orëve të fundit. Nga 450 testet e kryera, vetëm 11 janë diagnostikuar pozitiv me virusin korona ose 2,4%, shifër e cila nuk ka qenë kaq e ulët prej muajsh. Sipas qyteteve, me më shumë raste Ministria e Shëndetësisë renditë në listë Shkupin me 3 raste të reja dhe nga një rast në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Berovë, Vinicë dhe Dellçevë. Janë shëruar 95 persona, ndërsa kanë vdekur 3 pacientë.

Në kushte spitalore ndërroi jetë pacienti 51 vjeç nga Gostivari, pacienti 65 vjeç nga Prilepi dhe pacientja 78 vjeçe nga Vinica – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Por, dasmat, vizitat familjare dhe pushimet e verës pa respektuar asnjë udhëzues shëndetësor, mbeten vatrat e rasteve të fundit të diagnostikuarve me CoVid-19. Autoritetet shëndetësore thonë se në këto temperatura të larta, pakujdesia e faktori njeri ka bërë që kurba e pandemisë të lëvizë në mënyrë lineare kohëve të fundit. Një situatë më e theksuar është regjistruar në Kumanovë, nga ku drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik bënë thirrje për vetëdijesim në ruajtjen e shëndetit.

Kemi shumë qytetarë tanë që kanë shkuar nëpër pushime në Maqedoni, por edhe jashtë vendit. Kemi edhe lëvizje nga jashtë në territorin tonë që kanë ndikuar në rritjen e numrit. Mandej kemi pasur dasma në Kumanovë, tubime familajre pa respektuar masat mbrojtëse -tha Arif Latifi, Drejtor i QSHP – Kumanovë.

Numri i përgjithshëm i të prekurve në të gjithë vendin ka arritur në 14,341 prej të cilëve 2,581 janë raste aktive. Të shëruar janë gjithsej 11,157, ndërsa të vdekur nga ky virus janë gjithsej 603 persona. Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 148,269 teste, prej të cilëve 9,6% kanë rezultuar pozitiv me CoVid-19.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button