UNESKO alarmon për lëshimin e ujit nga Liqeni i Ohrit në Drinin e Zi

Nëse deri para tre javëve në liqen në Strugë janë derdhur vetëm 2 metër kub/ ujë në sekondë, tani rrjedhin 19 metër. Organizata botërore për Mbrojtjen e pasurive natyrore dhe kulturore (UNESCO), në raportin e saj të fundit ka theksuar se është e nevojshme të kontrollohet niveli i përdorimit të ujit nga liqeni i Ohrit për prodhimin e energjisë elektrike.

Hidrologjia e liqenit ndikohet nga lëshimet e pakontrolluara të ujit të liqenit në lumin e Drinit të Zi dhe ndryshimi i klimës, me periudha të thata të zgjatura pa shira të mëdha, duke ulur nivelin e ujit – thuhet në Raportin e UNESKO-s.

Por, nga Centralet e Maqedonisë thonë se arsyeja për hapjen e pothuajse të gjitha portave të derdhjes së ujit, është për shkak të kushteve të favorshme hidrologjike, kështu që tani është koha e duhur për ta mbushur rezervuarin e Glloboçicës.

SH.A EMV posedon leje për shfrytëzimin e ujit nga Liqeni i Ohrit për prodhimin e energjisë elektrike, duke respektuar dispozitat e përfshira në të -thonë nga EMV.

Por, ambientalistët nuk e pranojnë këtë. Sipas tyre, vlerat duhet të korrigjohen.

Duhet të ketë korrigjim të kuotave, duke pasur parasysh njohuritë e reja dhe zhvillimet e reja që i kemi me ndryshimin e klimës – deklaroi Boris Stojanoski- shoqata ekologjike Grashnicë- Ohër.

Shteti duhet të marrë përgjegjësinë për të rregulluar derdhjen e liqenit të Ohrit me instrumente matëse dhe teknikë më të përshtatshme të lëshimit – tha Boris Xhajkoski- ambientalist.

Marrëveshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me të cilën rregullohen kuotat e liqenit dhe derdhja e ujit në Drin, është e vjetër. Është nënshkruar në vitin 1957, por kushtet ekonomike dhe të mjedisit në atë kohe nuk janë të përshtatshme për sot, thonë ambientalistët, që janë gjithashtu rezultat i ndryshimit të klimës.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button