Vendimi për ndihmën ekonomike, të premten

Deri të premten, Qeveria do të vendosë nëse do të sigurojë përsëri ndihmë financiare për kompanitë për të paguar pagat ose do ta zëvendësojë këtë masë me kredi pa normë interesi. Megjithatë, për zv/kryeministrin Fatmir Bytyqi, masa e sapo- propozuar do të ishte pothuajse e njëjtë me atë për pagesën e pagave sepse edhe kjo është një lloj kredie, por masa nuk është kuptuar saktë nga opinioni.

“Me biznesmenët ishim shumë afër që të kemi gjuhë të përbashkët. Ne asnjëherë nuk kemi dhënë fonde pa kthim për mbështetjen e pagave. Ato ishin para të kushtëzuara që duhej të plotësonin kushte të caktuara, nëse nuk i plotësojnë, duhet t’i kthejnë paratë dhe kjo është një lloj kredie”, tha Fatmir Bytyqi- zëvendës- kryeministër për çështjet ekonomike.

Kartelat pagesore do të zëvendësohen me fshirjen e normës së interesit për qytetarët që kanë borxhe ndaj ndërmarrjeve shtetërore.

“Kur flasim për vauçerët, ishte masë ad- hoc e bërë në kohë krize. Pothuajse 700 mijë qytetarë u përfshinë, por do ta përsëris, në pakon që është paraparë tani, ekziston masë shumë më e madhe që drejtpërdrejt u dedikohet qytetarëve, dhe kjo është fshirja e normës së interesit për qytetarët”, pohoi Fatmir Bytyqi- zëvendës- kryeministër për çështjet ekonomike.

Pakoja e pestë do të përmbajë rreth 20 masa kurse nga buxheti do të ndahen 50 deri në 60 milion euro. Për katër pakot e parë, vetëm 354 milion janë shpenzuar deri më tani në vend të 1 miliard eurove të planifikuara, para që Qeveria i njoftoi për këtë qëllim.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button