Universiteti Ballkanik, me studime të reja

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në shënimin e 15 vjetorit të themelimit ka njoftuar se vitin akademik 2021/2022 do të nis me drejtime të reja studimore, si Fakultetin e Mjekësisë Dentale dhe Shkollën e Lartë të Mjekësisë. Këto degë studimore do të nisin në objekt të ri në kuadër të kampusit universitar, me laboratorë bashkëkohor dhe kuadër profesional me çka gjeneratave të reja do u ofrohet standard botëror i arsimit në sferën e shëndetësisë. Ky universiteti gjithashtu po punon për kapacitete të reja dhe zgjerim të kampusit duke rrumbullakuar projektin për ndërtimin e konvikt studentor modern për 400 studentë brenda kampusit universitar në Shkup. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës për vitin akademik 2020/2021, me 2024 studentë, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik ka më së shumti studentë në krahasim me universitetet tjera private në vend.

LEXO EDHE:

Back to top button