UNMIK bën thirrje për dialog konstruktiv

UNMIK bën thirrje për dialog konstruktiv

Drejtuesja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë-UNMIK, Caroline Ziadeh, u ka bërë thirrje të mërkurën Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Deklaratat e saj vijnë një ditë para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Të dy liderët do të zhvillojnë edhe takime të ndara me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në pasditen e 17 gushtit. “Është tejet e rëndësishme që të promovohet një klimë e favorshme për dialog të mirëfilltë. Palët duhet të punojnë me mirëbesim për të adresuar çështjet e pazgjidhura, duke kapitalizuar angazhimin e 11 vjetëve të fundit dhe duke siguruar që të ndërtohet mbi të arriturat me mund në dialogun e lehtësuar nga BE-ja,” ka thënë Ziadeh sipas një komunikate të lëshuar për media. Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq negociojnë në Bruksel. Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë vitin e kaluar, por pa ndonjë rezultat konkret. Ata janë ftuar në dialog pas tensioneve në veri të Kosovës më 31 korrik./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button