Urdhër-arresti ndaj Putinit, Scholz: Askush nuk është mbi ligjin

Urdhër-arresti ndaj Putinit, Scholz: Askush nuk është mbi ligjin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz përshëndeti të shtunën vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për lëshimin e një urdhër-arresti për presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se ai tregon se “askush nuk është mbi ligjin”.

“Gjykata Ndërkombëtare Penale është institucioni i duhur për të hetuar krimet e luftës… Fakti është se askush nuk është mbi ligjin dhe kjo është ajo që po bëhet e qartë tani”, tha Scholz në një konferencë të përbashkët shtypi në Tokio me kryeministrin japonez Fumio Kishida, shkruan DW, përcjell KosovaPress

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar të premten urdhër-arrest për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për dëbim të paligjshëm të fëmijëve dhe transferim të paligjshëm të njerëzve nga Ukraina në Rusi, që kur Moska ka filluar luftën në Ukrainë, në vitin 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button