“Urgjente, kërcënim,” sulmohet nga hakerat posta elektronik e FBI-së
Hakerët kanë sulmuar sistemin e jashtëm të postës elektronike të Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së (FBI), tha agjencia e zbatimit të ligjit, duke konfirmuar raportet e mëparshme të mediave.
Mediumi Bloomberg më 13 nëntor raportoi se hakerët dërguan dhjetëra mijëra email-a të rremë nga një llogari e FBI-së, duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm kibernetik.
Disa nga e-mailet ishin me titull: “Urgjente: kërcënim në sisteme”.








