Ushtari amerikan qëllon një emigrant në kufirin me Meksikën

Ushtari amerikan qëllon një emigrant në kufirin me Meksikën

Një ushtar i Gardës Kombëtare të Teksasit, që patrullonte kufirin Teksas-Meksikë qëlloi një emigrant gjatë një përplasje. Është incidenti i parë i njohur që nga fillimi i misionit, ku një ushtar ka qëlluar dhe plagosur një emigrant.

Ushtari, së bashku me agjentët e patrullës kufitare, kishin ndjekur një grup migrantësh që kishin kaluar kufirin dhe ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur: njëri prej emigrantëve tentoi të arratisej duke rezultuar në një përplasje mes ushtarit dhe tij.

Emigranti u qëllua në shpatullën e majtë. Ai u dërgua në Qendrën Mjekësore McAllen për trajtim dhe është jashtë rrezikut për jetë.

LEXO EDHE:

Back to top button