Ushtria amerikane: Kemi shkatërruar radarët dhe dronët e grupit Houthi

Ushtria amerikane: Kemi shkatërruar radarët dhe dronët e grupit Houthi

Ushtria amerikane ka shkatërruar radarët në Jemen që lejuan grupet Houthi të sulmonin anijet. Rebelët kanë shtuar sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Komanda e përbashkët e Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme raportoi përmes X se shtatë radarë u shkatërruan.

Sulmet ajrore të SHBA-së vijnë si kundërpërgjigje ndaj një sulmeve nga grupi Houthi.

Që nga nëntori, rebelët kanë nisur dhjetëra sulme me dronë dhe raketa kundër anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, duke shkaktuar një problem të madh për tregtinë detare në këtë zonë me rëndësi strategjike.

LEXO EDHE:

Back to top button