Usyk: Fjuri frikësohet nga unë, ndaj vendosi të tërhiqej

 

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë, u shpreh se beson se britaniku Tajson Fjuri ka frikë nga përballja me të, andaj dhe vendosi të tërhiqej nga sporti.

 

“Fjuri ka thënë se nuk dëshiron të boksojë me mua, pasi nuk jam i nivelit të tij. E vërteta është se ai ka frikë të përballet me mua”, u shpreh Usyk, që ashtu si Fjuri, është i pamposhtur në ring.

 

“Ai kërkon 500 milionë dollarë që të përballet me mua. Kjo është qesharake. Kush do t’i japë atij 500 milionë? Edhe unë dua 500 milionë dollarë. Ai ka frikë ndaj”, tha boksieri ukrainas, që mban titujt e kategorive IBF, WBA e WBO.

Revanshi mes Usyk dhe Entoni Xhoshua do të zhvillohet më 20 gusht, në Xheda të Arabisë Saudite.

LEXO EDHE:

Back to top button