Uzuni “deklason” Dinamo Zagrebin nga Championsi

Myrto Uzuni ka shpërblyer menjëherë investimin që bëri Ferencvarosh për ta afruar nga radhët e Lokomotiv Zagreb, duke i siguruar skuadrës së tij kalimin në turin e tretë të Ligës së Kampioneve e kaluar një tjetër emër të njohur si Dinamo Zagreb. Ekipi hungarez kishte eliminuar Sëlltikun në turin e pare, dhe tani e ka përsëritur veten me kroatët, duke i mundur me shifrat 2-1 në një ndeshje ku Uzuni ishte protagonist kryesor.

Pasi kaloi në avantazh me anë të Lovrençiç që në minutën e dytë të sfidës, por në minutën e 23-të shifrat u barazuan nga kroatët, falë një devijimi të pafat të Uzunit. Në një goditje këndi, sulmuesi u mundua të largonte topin nga porta por ishte ai që i dha devijimin e fundit duke e dërguar sferën në rrjetë.

Por në pjesën e dytë të sfidës, ai do ta shlyente atë veprim të pafat me një gol të shkëlqyer. Pasi i vodhi topin mbrojtësve, ai u nis drejt portës me një sprint të shpejtë e mposhti portierin kundërshtar me një goditje të pakapshme. Gol, festim me shqiponjë dhe kualifikim i siguruar për ekipin e tij, që tashmë do të përballet me Molden dhe për të siguruar një biletë në play-off.

LEXO EDHE:

Back to top button