Vaksina kundër Covid-19 arrin në disa shtete fqinjë

Që sot kanë arritur sasitë e para të vaksinave anti-kovid në shtetet fqinje. Mëngjesin e së shtunës në Sofje zbarkoi kontingjenti i kompanisë farmaceutike Pfizer me 9,750 doza. Në masa të sigurisë së lartë u transportuan nëpër pikat spitalore në mënyrë që nesër të filloj vaksinimi kundër CoVid-19.

Nga porosia e janarit prej 62,500 dozave pritet që një pjesë të ndajnë edhe për shtetin tone, bazuar në marrëvehjen bërë gjatë javës mes autoriteteve bullgare dhe autoriteteve tona shëndetësore. Edhe Greqia sot mori sasinë e njëjtë të dozave, të cilat pritet të fillojnë të injektohen te njerzit nga e diela. Sipas autoriteteve greke, deri në fund të janarit do të marrin 429 mijë doza, disa prej të cilave pritet t’i nisin drejt Shkupit, si donacion i premtuar nga Kryeministri Micotakis. Dy shtetet fqinjë pranuan këto vaksina meqenëse janë vende anëtare të BE-së, ku të gjitha shtetet pritet që të nisin vaksinimin që nesër.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button