Spitalet marrin “një frymë”, lirohen disa shtretër për pacientë me Covid-19

Personeli mjekësor ka nisur të merr frymë më lirshëm prej kur se në spitale ka filluar të ketë më shumë shtretër të lirë për pacientët me virusin korona. Ky vlerësim erdhi pas bilancit të rritur të të shëruarve dhe uljes graduale në numrit të infektuarve gjatë ditëve të fundit. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht ka 300 shtretër të lirë nëpër të gjithë spitalet infektive dhe kovid qendrat e vendit.

Ndërkaq, numri i të hospitalizuarve mbetet pak më shumë se 1 mijë pacientë të prekur me CoVid-19.

Bazuar në numrin e 20,313 rasteve aktive vetëm 5% e pacientëve tani janë në kurim spitalor, 95% të tjerët kurohen në kushte shtëpiake. Mbi 60% e pacientëve janë duke u kuruar jashtë kryeqytetit.

Kumanovë 95 pacientë, Prilep 72, Ohër 65, Strumicë 61, Shtip 57, Manastir 44, nga 36 në Tetovë, Strugë dhe Kavadar, nga 35 në Gostivar dhe Veles, dhe më pak se nga 20 pacientë në qytetet tjera”-theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Shkup, gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 44 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga virusi korona. Gjithsej 441 pacientë po kurohen vetëm në Shkup, shumica prej tyre janë në oksigjeno terapi, thonë autoritetet shëndetësore.

Në Klinikën Infektive 142 pacientë, në Spitalin ‘8 Shtatori’ 94 pacientë, në Institutin në Kozle 43, në Institutin e TBC-së 30, në Klinikën Neurologjike 28, në Nefrologji 23, në Dermatologji 20, në ORL 20, në Gastrologji 20 dhe në Oftamologji 11 pacientë”-thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Që nga fillimi i pandemisë deri dje, numri i të diagnostikuarve në vend ka arritur në 80,896 pozitiv, prej të cilëve 25% janë aktualisht raste aktive. Shqetësues mbetet numri i lartë i të vdekurve. Vetëm dje ndërruan jetë 26 pacientë, ndërkaq në total mbi 2400 qytetarë e pësuan nga ky virus. Gjatë gjithë sagës së shkaktuar nga CoVid-19 afër 58200 pacientë ia kanë dal mbanë si të shëruar.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button