Vaksinimi do të shtojë punën e mjekëve amë, do të duhet të kontaktojnë të gjithë pacientët

Ministria e Shëndetësisë nuk tregon nëse ka kontaktuar me mjekët amë para përpilimit të metodologjisë për vaksinim, duke pasur parasysh se një nga dy mënyrat për realizimin e vaksinimit është përmes mjekëve të familjes. Nga dikasteri në fjalë gjithashtu kërkuam përgjigje nëse ka pasur ankesa apo sugjerime nga mjekët amë rreth kësaj metodologjie, duke pasur parasysh se kjo do të shtojë fluksin e tyre të punës. Nga Ministria e Shëndetësisë me përgjigje se metodologjia e vaksinimit nuk ndikon në shtimin e fluksit të punës së mjekëve amë.

Plani i vaksinimit përgatitet në mënyrë që të organizohet imunizimi i planifikuar, i cili do të shmangë mbingarkesën e sistemit. Ngarkesa e punës së mjekëve të përgjithshëm nuk do të rritet pasi do të dihet se kush duhet të kontaktohet. Mjekët e përgjithshëm janë sigurisht në komunikim të vazhdueshëm me pacientët e tyre. Përveç kësaj, qytetarët do të kenë një mënyrë për të planifikuar në mënyrë elektronike një takim vaksinimi përmes aplikacionit që po përgatitet – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Pas informimit se të hënën vendi do të lidhë marrëveshjen me kompaninë SINOFARM për t’u furnizuar më vaksinën kineze, ministri Filipçe tha se të gjitha vaksinat në treg janë të sigurta dhe kanë kaluar nëpër të gjitha filtrat e nevojshme. Pasi PFIZER nuk po arrin të plotësojë kërkesat e të gjitha shteteve për furnizim me vaksinë, ashtu si vendi ynë edhe disa shtete evropiane po marrin në konsideratë furnizimin me vaksinën kineze. Së fundmi, kancelari austriak Sebastian Kurc, kishte thënë se pasi Agjencia e Barnave të bëjë verifikimin e të dyja vaksinave asaj kineze dhe ruse, Austria do të jetë e gatshme për t’i pranuar të njëjtat. Madje duke shtuar se edhe vet do të vaksinohej me njërën prej tyre.

Datë se kur vaksina mbërrin në vendin tonë nuk ka. Sasia e siguruar sipas ministrit të Shëndetësisë mbulon vaksinimin e 100 mijë personave. Çdo person do të vaksinohet dy herë, ndërsa do të pajiset edhe me certifikatë.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button