VIDEO / Valon Et’hemi, gjen golin e 10-të në Superioren e Turqisë

Valon Et’hemi konfirmohet si golashënuesi më i mirë i Istanbulspor. Ish-futbollisti i Kukësit në Superiore gjeti sërish rrugën e rrjetës në ndeshjen e kampionatit ndaj Sivasspor.

Sulmuesi shënoi në minutën e shtatë të pjesës së parë teksa u shfaq i ftohtë nga pika e bardhë e penalltisë teksa dërgoi portierin nga një krah dhe topin në anën tjetër.

Për Et’hemin ishte goli numër 10 në kampionat dhe goli i dytë radhazi pasi shënoi edhe në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Alaniaspor.

 

LEXO EDHE:

Back to top button