Van Bomel: Nuk kemi frikë nga Barcelona

Trajneri i Antverp-it, Mark Van Bomel, ka thënë se nuk ka frikë nga ish-skuadra e tij, Barcelona. Katalonasit dhe skuadra belge do të përballen sonte në sfidën e parë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
“Nuk kemi frikë”, ka thënë Van Bommel.
Ai e pranon se dueli me Barcelonën nuk do të jetë aspak i lehtë, sepse sipas tij, Barcelona është vetë Champions League.
“Barcelona është skuadra më e fortë dhe më e komplikuar me të cilën ne do të përballemi në ndeshjen më të madhe në historinë tonë. Të flasësh për Ligën e Kampionëve është të flasësh për Barcelonën”, ka theksuar holandezi.
Ndeshja Barcelona- Antverp fillon në orën 21:00.