Van Gaal me dy debutues, por “harron” talentin e Bajernit

Louis Van Gaal ka bërë publike listën e 26 lojtarëve që do të përfaqësojnë Holandën në Katar 2022. “Gjenerali” ka lënë jashtë Botërorit emra si Ryan Gravenberch (Bayern Munchen) apo Sven Botman (Newcastle), Brian Brobbey (Ajax), Guus Til (PSV) dhe Jasper Cillessen (NEC), të cilët mund të nisin pushimet.

Van Gaal ka ftuar Xavi Simons, i cili po luan një sezon shumë të mirë me PSV-në. 19-vjeçari (10 gola dhe 4 asiste) nuk e ka veshur kurrë më parë fanellën e ekipit të parë, mundësi që do e ketë në Kupën e Botës. Feston edhe Jermemie Frimpong.

21-vjeçari luan si anësor i djathtë dhe në verën e vitit të kaluar u transferua nga Celtic te Bayer Leverkusen. Performancat pozitive me “Aspirinat” kanë bindur Van Gaal t’i dhurojë një biletë për në Botëror.

Holanda është pjesë e grupit A. Katari vendas, Senegali dhe Ekuadori janë kundërshtarët e kombëtaren tulipane, që ndeshjen e parë në Kupën e Botës do e luajë ndaj Senegalit të Sadio Mane (21 nëntor).

LEXO EDHE:

Back to top button