Vanda Nara zbulon arsyen se përse Ikardi u largua nga Interi

Vanda Nara, partnerja e Ikardit dhe për një periudhë të gjatë edhe agjentja e tij, ka folur par “Rai” rreth marrëdhënies së tyre dhe të shkuarës të sulmuesit argjentinas.

“Mauro është burri im, ne jemi bashkë dhe do të mbetemi një familje gjithë jetën. Për mua është fat të jem me të.

Lamtumira nga Interi? Nuk ishte një zgjedhje sportive, e bëmë për para”, tha ajo.

Ikardi aktualisht është në huazim te Galatasaray dhe duket se bomberi argjentinas ka gjetur përsëri formën e tij të mirë, duke qenë protagonist në çdo ndeshje me golat dhe asistimet e tij./abcneës/

 

LEXO EDHE:

Back to top button