Braziliani Adriano bën parashikimin e bujshëm për sfidën Inter-Porto

Interi pret Porton në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Ashtu si më 15 mars 2005, kur një “hat-trick” i Adriano, ndoshta në versionin e tij më të mirë ndonjëherë, i dha fitoren ekipit zikaltër dhe kalimin në raundin tjetër.

Braziliani, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, foli pikërisht për ndeshjen që e pret skuadrën e Simone Inzaghi:.

“E mbaj mend atë ndeshje të vitit 2005 sikur të ishte sot. Emocioni që ndjehej në çdo gol dhe zhurma e stadiumit ishin vërtet të paharrueshme. Një ndeshje e mrekullueshme për mua. Nuk do të jetë e lehtë kundër Portos, një kundërshtar shumë i organizuar, por gjithmonë besoj tek Interi im. Ky ekip është i kompletuar dhe mund të vazhdojë në Evropë. Lukaku më ngjan shumë nga të gjitha pikëpamjet, jo vetëm për forcën dhe për futbollin majtas. Jam i sigurt se do të shënojë një gol të bukur kundër Portos. Në fakt jo, ai do të shënojë tre gola si unë”.

LEXO EDHE:

Back to top button