Vapa ekstreme vijon në Francë dhe Spanjë, deri në 42°C

Temperaturat e larta do të vazhdojnë të përfshijnë Francën dhe Spanjën edhe gjatë ditëve në vijim, pa asnjë shenjë freskimi. Sipas meteorologëve vendas, termometri pritet të arrijë deri në 42 gradë Celsius javën e ardhshme.

Parashikimet tregojnë se nuk priten reshje shiu në zonat më të prekura nga zjarret, si rajonet Ávila dhe Madrid në Spanjë, si edhe Gironde në Francë, duke rritur shqetësimet për përhapjen e flakëve.

Në rajonin e Madridit, temperatura maksimale për këtë të diel parashikohet të jetë 31 gradë Celsius, e ngjashme me një ditë më parë, ndërsa moti do të jetë i kthjellët dhe me diell.

Sipas Agjencisë Shtetërore Meteorologjike të Spanjës (AEMET), temperaturat do të rriten gradualisht gjatë javës, duke arritur deri në 39 gradë Celsius të mërkurën. Era pritet të fryjë me shpejtësi deri në 20 kilometra në orë, ndërsa reshje shiu nuk parashikohen të paktën deri të enjten, kur mundësia është vetëm 5%.

LEXO EDHE:

Back to top button