Vapë e fortë sot, temperaturat do të arrijnë 39 gradë

Sot, në të gjithë vendin do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i ngrohtë, i shoqëruar me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Temperatura maksimale ditore do të lëvizë nga 33 deri në 39 gradë, ndërsa temperaturat e mëngjesit do të jenë në intervalin 13 deri në 22 gradë.

Pasdite, do të ketë shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima të izoluara në disa vende. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button