Varheji: Bashkëpunimi policor në EJL kyç për partneritetin e sigurisë me BE-në

Është realizuar progres i madh ndërmjet BE-së dhe fqinjëve në Evropën Juglindore(EJL) në bashkëpunimin policor dhe në krahasim me sferat e tjera, ky tani është bashkëpunimi më i avancuar ndërmjet BE-së dhe fqinjëve direkt, tha në video-porosinë euro-komisari për Zgjerim, Oliver Varheji në mbledhjen e 22-të të Komitetit të ministrave të Konventës për bashkëpunim policor në Evropës Juglindore, që po mbahet në Shkup.

Në video-paraqitjen Varheji bëri thirrje që të tregohen edhe rezultate pozitive në hetimet penale, ndjekjen penale dhe aktgjykimeve për vepra të rënda penale.

Sipas Varhejit, për shkak të globalizimit të kërcënimeve të sigurisë të gjitha shtetet duhet në mënyrë të vazhdueshme të adaptohen në të gjitha ndryshimet, t’i sigurojnë kufijtë e tyre dhe të luftojnë kundër krimit transnacional, krimit të organizuar, kontrabandës me njerëz dhe terrorizmit.

LEXO EDHE:

Back to top button