Varhelyi: Kosova të përshpejtojë reformat në rrugën evropiane
Komisionari i Bashkimit Evropian për fqinjësi dhe negocim të zgjerimit, Olivier Varhelyi, tha sot se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe ky është interes strategjik i vendeve evropiane.
Ai i bëri këto komente gjatë qëndrimit në Prishtinë, pak ditë pas publikimit të Raportit të përparimit të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.
Duke ju drejtuar deputetëve të parlamentit të Kosovës, zoti Varhelyi tha se Bashkimi Evropian do të ndajë fonde dhe do të ndihmojë vendet e Ballkanit për të përmbushur kushtet për integrim evropian. Ai përmendi planin e investimeve që parashikon ndarjen e fondeve miliardëshe për të ndihmuar vendet e rajonit.