Varhelyi shpalos detaje nga takimi me Osmanin në Bruksel

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka dhënë detaje për takimin që pati gjatë ditës në Bruksel me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai me anë të një postimi në Twitter ka njoftuar se me Osmanin kanë folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“ Theksuam rëndësinë që Kosova të vazhdojë me zbatimin e reformave të lidhura me BE-së, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe bashkëpunimin në rajon, duke tërhequr përfitimet nga Plani Ekonomik dhe i Investimeve”, shkruan ai.

Osmani po qëndron për vizitë dyditore në Bruksel ku do të zhvillojë takime me krerë të institucioneve evropiane.

LEXO EDHE:

Back to top button