Vaseur: Nuk ishte shumë vështirë që ta sjellim Hamiltonin në Maranello
Sezoni 2024 në Formula 1 është drejt fundit dhe mjaft skuadra janë duke menduar që tani prë atë që do të ndodhë nga pranvera e ardhshme. Ndryshimi më i madh do të jetë padushim kalimi i Luis Hamiltonit te Ferrari, me 7 herë kampionin e botës që braktisi Mercedesin.
Frederik Vaseur, ka konfirmuar se do t’i japë mundësi pilotit britanik që të testojë disa makina të vjetra Ferrari para se të provojë makinën zyrtare në testet dimërore. Duke folur për ardhmen e Hamilton te “kokëkuqja”, menaxheri francez zbulon disa prapaskena interesante.
“Çuditërisht nuk ishte e vështirë për ta sjellë atë në Maranello. Në vitin 2004 ne punonim së bashku, në fillim ai ishte në Mercedes dhe gjithmonë e kishte parasysh që herët a vonë mund të shkonte në Ferrari. Gjëja më e rëndësishme është performance. Ai po vjen te Ferrari për këtë dhe kam ndjenjën se ne mund të kemi makinën e duhur për një performancë të shkëlqyer. Ne po bëjmë shumë përpjekje në projektet tona dhe jam i sigurt se do të bëjmë një punë të shkëlqyer,” u shpreh Vaseur për mediat.
Gjithsesi, Vaseur e ka ende mendjen tek ky sezon dhe mundësia e fitimit të titullit kampion për konstruktorë.
“Ne kemi shumë objektiva që mund t’i arrijmë. Në garat e fundit Sharlls dhe Karlos kanë qenë shumë në formë, ndaj duhet të vazhdojmë të shtyjmë për të përmirësuar makinën dhe do të shohim se ku mund të arrijmë,” tha në fund Vasseur.