Ngjall protestë zgjedhja e John Krasinskit si “burri më tërheqës” i vitit

Ngjall protestë zgjedhja e John Krasinskit si “burri më tërheqës” i vitit

Ditë më parë, revista prestigjiozë “People”, ka zgjedhur aktorin John Krasinskin “si burrin më tërheqës” i vitit. Kjo ngjalli reagime në rrjete sociale.

Ani pse gruan e tij, aktoren Emily Blunt, e gëzoi ky lajm, ashtu sikur edhe disa të famshëm të tjerë si Stephen Colbert, shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë shkruar komente të ndryshme për Krasinskin duke thënë se “People” nuk e ka bërë zgjedhjen e duhur, ka shkruar “The Independent”.

Ka pasur shumë njerëz që nuk i ka gëzuar ky lajm, duke sugjeruar se personalitete të tjerë të famshëm, si Glen Powell, Jonathen Bailey, Paul Mescal, Pedro Pascal apo Rendall Park, do të duhej ta fitonin titullin “burri më tërheqës” i vitit.

Disa komentues e kanë krahasuar zgjedhjen e Krasinskit me zgjedhjen e Donald Trumpit si president i SHBA-së.

“Njëherë Trumpi, e tash ky”, ka shkruar ka shkruar një përdorues i rrjetit social “X” (ish-Twitter).

“Një tjetër e martë mbrëma dëshpërues për këtë nëntor”, ka shkruar një tjetër.

“John Krasinski ????????? Vendi jonë është duke u munduar fort, kurse ju po na jepni John Krasinskin?!?!?!”, ka komentuar tjetri.

Ani se aktori njihet për karakterin e tij karizmatik, kur e mori lajmin për titullin e ri, ka thënë se mendoi se “ishte shaka”.

Aktori, pasi mori titullin, ka bërë shaka në emisionin e Stephen Colbertit, “The Late Night Show”, duke thënë se të vetmit person që i ka kumtoi lajmin ishte kolegu e shoku i tij, Matt Damon.

“Të vetmit njeri që i tregova menjëherë ishte Matt Damoni. Shkova me vonesë në ndejën që kishte bërë për ditëlindje dhe më pyeti se përse jam vonuar. Për çka? Dhe unë i thash ‘për më tërheqësinsipas ‘People’”, ka shpjeguar ylli.

Krasinski ka luajtur në serilain e njohur “The Office”, nga viti 2005 deri në vitin 2013.

Kohët e fundit ai ka luajtur rolin e Jack Ryanit, për katër sezone me radhë të serialit me të njëjtin emër, që transmetohen në platformën Amazon Prime.

LEXO EDHE:

Back to top button