Vaskez me porosi të fuqishme për kolegët e tij

Një ndër lojtarët që këtë edicion ka qenë më të mirët në skuadrën e Real Madridit, Lukas Vaskez ka pësuar lëndim në “El Clasico” dhe pas testeve mjekësore, doli që spanjolli është dëmtuar në ligamentet e këmbës së majtë, që nënkupton që ky edicion për të mori fund. Ai la një mesazh të fortë në rrjetin e tij social ‘Instagram’, në të cilën siguron se do bëj gjithçka që të rikthehet shpejtë.

 

 

 

“Nëse ky klub me ka mësuar ndonjë gjë është punojë gjithmonë dhe të luftojë. Nga tani do jap gjithçka të rikthehem sa më parë dhe të ndihmoj skuadrën. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja. Një qëllim i vetëm: të luftojmë për La Ligan dhe Ligën e Kampionëve”, shkroi ai.

Ndoshta ky mesazh do jetë i fundit për Vaskezin si lojtar i Realit, ngase kontrata i skadon në verë dhe disa herë ka refuzuar rinovimin.

LEXO EDHE:

Back to top button