Vazhdojnë kontrollet e shtuara në trafik, 202 gjoba vetëm në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit vetëm në qytetin e Shkupit janë shqiptuar 202 gjoba, prej të cilave 43 për tejkalim të shpejtësisë, 23 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 24 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat.

Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se janë shqiptuar dhe 14 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 16 për mosvënien e rripit të sigurisë, 7 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta dhe 9 gjoba të tjera për vozitësit fillestar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button