Vazhdojnë luftimet në Ukrainë,  palët raportojnë për humbje në radhët e forcave kundërshtare

Vazhdojnë luftimet në Ukrainë,  palët raportojnë për humbje në radhët e forcave kundërshtare

Gazetar: Isuf Kadriu

Luftime të ashpra po zhvillohen në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, bazuar në një raport të Armatës së Ukrainës ndërsa më herët një zyrtar rus i mohoi që informacionet se trupat ruse kanë hyrë në këtë fabrikë, shkruan Alsat.

Civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë ende të bllokuar brenda qytetit të rrethuar ukrainas të Mariupolit dhe një armëpushim i zgjatur është i nevojshëm për të siguruar evakuimin e tyre, deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ndërkohë Ushtria ukrainase njoftoi se forcat e saja kanë arritur të vendosin nën kontroll në disa rajone jugore në Kherson dhe Mykolaiv duke zmbrapsur sulmet e shumta të armatës ruse. Oleksandr Shtupun, zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha se janë zmbrapsur 11 sulme në rajonet Donetsk dhe Luhansk, ku sipas tij forcat ruse kanë përjetuar humbje të mëdha.

“Falë veprimeve të suksesshme të mbrojtësve ukrainas, armiku humbi kontrollin mbi disa vendbanime në kufirin e rajoneve Mykolaiv dhe Kherson. Në 24 orët e fundit janë shënjestruar nëntë objektiva ajrore të Forcave Ajrore dhe Tokësore ruse. U goditën gjithashtu dy avionë. Luftëtarët paraprak SU-30”, tha Oleksandr Shtupun, zëdhënës i armatës ukrainase.

Ndërkohë Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi pamjet të pajisjeve të shkatërruar ushtarake ukrainase. Armata ruse gjithashtu njoftoi se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan tre avionë të Forcave Ajrore të Ukrainës gjatë natës.

“Raketat e lëshuara nga ajri me precizitet të lartë të Forcave Ajrore Ruse shkatërruan pajisjet e aviacionit në aeroportin ushtarak Kanatovo pranë Kirovograd; një depo të madhe municionesh dhe një depo karburanti për pajisjet ushtarake ukrainase në rajonin e Mykolaiv”, tha Igor Konashenkov, Zëdhënës i Armatës së Rusisë.

Ministria ruse bëri të ditur se gjatë sulmeve të saj janë vrarë 600 ushtarë ukrainas si dhe janë shkatërruar rreth 60 pajisje ushtarake. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button