84 vite punë në të njëjtën kompani

84 vite punë në të njëjtën kompani

Walter Orthmann, i lindur në vitin 1922, në Brazil ka mbushur 100 vjeç dhe sipas Librit të Rekordeve Guinnes, është njeriu më jetëgjatë në të njëjtën kompani, me 84 vite punë. Puna e tij e parë dhe e vetme erdhi më 17 janar 1938. Ai u punësua pasi dinte mirë gjermanisht. Nga asistent i transportit për kompaninë e tekstilit te menaxher i shitjeve, një pozicion që ai e mban aktualisht në moshën 100-vjeçare. Për të përkujtuar rekordin e tij botëror, ai mori pllakën përkatëse Guinness. “Unë nuk planifikoj shumë dhe nuk shqetësohem shumë për të nesërmen. E vetmja gjë që ka rëndësi për mua është se nesër është një ditë tjetër ku zgjohem dhe shkoj në punë. Momenti është ai që ka rëndësi”, shprehet braziliani 100-vjeçar./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button