Vazhdon bllokimi i Kuvendit nga VMRO-ja, përplasje mes opozitës dhe Xhaferit

Vazhdon bllokimi i Kuvendit nga VMRO-ja, përplasje mes opozitës dhe Xhaferit

Gazetare: Fatlume Dervishi

Opozita maqedonase në mënyrë aktive pengoi vazhdimin e debatit në seancën plenare për pikat e rendit të ditës, në ditën e dytë të bllokimit aktiv të ligjvënësit, shkruan Alsat.

Mbi 30 deputetët e VMRO-DPMNE-së që janë paraqitur me propozime për të plotësuar ose ndryshuar rendin e ditës, ndoqën këtë metodë:

Deputetët e VMRO-DPMNE-së mendojnë shkelet Rregullorja meqë nuk u jepet të gjithëve nga 10 minuta kohë për fjalë.

Seanca është shoqëruar me tensione gjatë gjithë kohës. Skenat s’mund të shihen dhe dëgjohen mirë meqë gazetarët edhe më tej nuk kanë qasje fizike të seancat plenare.

VMRO-DPMNE-ja do të vazhdojë të veprojë në këtë mënyrë në Kuvend duke mos përcaktuar për sa kohë kjo do të zgjasë por duke thënë se është vetëm hapi i parë për të kundërshtuar politikat e dëmshme të pushtetit.

“Tani si papritur acarohen dhe janë shumë nervozë se pse deputetët e VMRO-DPMNE-së janë aktiv. Atë e kemi punë dhe do të vazhdojmë të jemi aktiv. Duam secili në shtet ta kuptojë se çfarë po ndodh”, deklaroi Vllado Misajllovski, nënkrzetar i VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja kërkon që deputetët që bllokojnë, të kthejnë pagat e tyre në buxhet.

“Vetëm për pagat bazë qytetarët i paguajnë grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së 40 mijë euro në muaj. Ata marrin 15 mijë euro shtesë për shpenzimet e udhëtimit. Edhe në kurrizin e qytetarëve. Janë mbi 55.000 euro në muaj para publike që deputetët e VMRO-DMNE-së i marrin nga qytetarët. Në vend që t’i fitojnë, bllokojnë dhe dëmtojnë ata që i paguajnë, qytetarët”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Aleanca për Shqiptarët mbetet në qëndrimin se për momentin nuk do t’i bashkohet bllokimit. Veprimin e tyre do ta rishqyrtojnë pas qershorit.

“Kuptohet, 22 qershori është një ndër datat që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut e presion që të hiqet bllokimi dhe të hapen negociatat me Bashkimin Evropian dhe në qoftë se edhe më 22 qershor nuk ndodh një gjë e tillë, nuk ka fijen e moralit asnjë aktor politik brenda për brenda kësaj shumice që të qëndrojë qoftë edhe një ditë më tepër në parlament. Atëherë ne do të shohim për hapat e mëtejshëm si Aleanca për Shqiptarët, si do të veprojmë”, u shpreh Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Bllokimi i Kuvendit nga ana e opozitës vjen pasi kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk pranoi thirrjen e kreut të opozitës Hristijan Mickoski për takim liderësh për zgjedhje të parakohshme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button