Vazhdon edhe sot intervistimi i Ahmetit para Gjykatës ndërkombëtare


Intervistimi i kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti nga ana e Prokurorisë speciale për krime të luftës në Kosovë, që filloi dje paradite në hapësirat e misionit juridik ndërkombëtar të Bashkimit Evropian, EULEKS, pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Intervistimi i parë i Ahmetit filloi dje në orën 9:30 dhe zgjati deri në orën 18:00, kur ai u largua nga selia e EULEKS-it, me ç’rast nuk dha deklaratë për media. Deri më tani nuk kurrfarë informata lidhur me intervistën, as nga Ahmeti, as nga organet ndërkombëtare të hetuesisë para të cilave ai dha deklaratë.

LEXO EDHE:

Back to top button