Vazhdon pa ndërprerje rrënimi i objektit pa leje tek “Mavrovasja”


Me një turjelë hidraulike, Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” filloi shembjen e ndërtesës ilegale para qendrës tregtare “Mavrovasja” në qendër të Shkupit. Pas disa orësh punë, gjysma e shtyllave të betonit të armuar u shembën. Pjesa tjetër do të shembet nesër.

Ndërtuesi Mevludin Aliti akuzoi se shembja e objektit të tij ka prapavijë politike. Pohon se çdo gjë është legale dhe se nuk ka qenë anonim për komunën e Çairit. Aliti pohon se nuk ka planifikuar të ngrejë më shumë kate, por vetëm ta riparojë kafenenë e shkrumbuar “Fontana”, por këtë herë me beton.

Zotërinj, ju lutem, njeriu që e do objektin tim le të më thërrasë për t’ia dhuruar atë, që të mos mundohemi kështu. Unë jam duke ndërtuar me një elaborat dhe projekt, unë jam duke iu referuar nenit 76 të Ligjit për Ndërtim, por është e qartë se ligjet dhe procedurat nuk janë të mjaftueshme. Vetëm për taksat komunale dhe tarifat e qytetit kam paguar mbi 4.7 milion denarë për legalizim- tha Sink Mevludin Aliti, pronar i objektit.

E di që ju të gjithë jeni të interesuar të dini nëse ka pasur leje ndërtimi. Ky është një problem i vetë procedurës së legalizimit. Objektet e paligjshme legalizohen vetëm me një elaborat dhe legalizohet sipërfaqja. Ai është në atë zonë, ai ka marrë legalizim- pohoi Aleksandar Varela, avokat.

Por, kryetari i Shkupit, Petre Shilegov është i prerë se objekti në fjalë është ilegal.

Nëse ka paguar për legalizim, atëherë nuk mund të jetë ndërtim i paligjshëm. Nuk ka paguar për legalizim. Nuk e di nëse është paguar kompensim për privatizimin e tokës, ku mendoj se është thelbi i problemit- deklaroi PETRE SHILEGOV Kryetari i Qytetit të Shkupit.   

Edhe pse u paralajmërua, sot kryetari i Çairit, Visar Ganiu nuk u prononcua për mediat. Pronari Aliti do të padis dhe do të kërkojë dëmshpërblim për shembjen, madje edhe në Strasburg. Avokatët konsiderojnë që pas objektit të djegur, Aliti mund të ndërtojë konstruksion betoni e jo konstruksion çeliku, siç ishte më herët. Sipas tyre. Këtë nuk ka pasur nevojë ta miratojë Çairi. Shembja e objektit para Q.T “Mavrovasja” filloi një ditë pasi një gjë të tillë e kërkoi Qeveria. Paraprakisht, komuna e Çairit nuk arriti të angazhojë kompani për shembjen e objektit pasi asnjë nuk paraqitej në tender. Kafeneja “Fontana” u dogj më 1 maj, edhe atë në mes të orës policore.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button