Vazhdon rritja e numrit të të prekurve nga virusi, autoritet bëjnë thirrje për vaksinim masiv

Vazhdon rritja e numrit të të prekurve nga COVID 19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 54 të infektuar nga gjithsej 3764 testime. Janë shëruar 12 persona. Ndërkohë në rrjedhë është procesi i imunizimit të qytetarëve. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 14.230 qytetarë. 3770 prej tyre kanë pranuar dozën e parë ndërsa të tjerët janë rivaksinuar. Maqedonia e Veriut është renditur e para në rajon si dhe në disa vende të Evropës për numër më të lartë të vaksinave të aplikuara në bazë ditore në 100 banorë. Ministri i Shëndetësisë i ka bërë thirrje qytetarëve që kjo dinamikë e vaksinimit të vazhdojë deri në arritjen e imunitetit kolektiv.  Deri më tash janë vaksinuar 506.033 persona. Procesi i vaksinimit zhvillohet në gjithë territorin e vendit nëpër Shtëpitë e Shëndetit, në salla sporti dhe në terren nëpër fshatra. Ndërkohë rrjedh dhe vaksinimi i personave të pa lëvizshëm në kushte shtëpiake. Përqindje më e lartë e të vaksinuarve shënon mosha e tretë, apo qytetarët e moshës mbi 70 vjeçare, megjithatë edhe vaksinimi i grup moshave tjera është mbi 45%. 85% e punonjësve shëndetësor deri më tash janë imunizuar, ndërkaq përqindja e mësimdhënësve të vaksinuar deri më tash është mbi 55%. Nga ana tjetër Ministria e Arsimit nuk ka të dhëna të reja nëse numri i të punësuarve në Arsim që janë vaksinuar ka shënuar rritje.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

“ Deri më tash MASH tre herë ka dorëzuar lista me të punësuarit nëpër shkolla deri te Ministria e Shëndetësisë të cilët janë vaksinuar, ndërkaq në rrjedhë është mbledhja e të dhënave edhe për ciklin e katërt të vaksinimit në sektorin e arsimit. Aktivitetet e MASH dhe MSH vazhdojë edhe gjatë muajit të ardhshëm. MASH disa herë ka apeluar deri te mësim dhënësit dhe të gjitha kuadrot tjera ndihmës të paraqiten për tu vaksinuar me qëllim që të rritet përqindja e të imunizuarve nëpër shkolla”.  

Autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim sa më masiv te popullatës si masë e vetme për parandalimin e formave të rënda të sëmundjes, pasojat e vdekjes si dhe përhapjes më të madhe të virusit.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button