Vazhdon të bie numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend

Numri i rasteve aktive me Kovid-19 në shtet po shënon ulje. Dje, numri i tyre i përgjithshëm ishte 16704, prej të cilëve 10231 janë në Shkup, ndërsa pardje – 16964 prej të cilëve 10322 nga Shkupi.

- Advertisment -

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë brenda 24 orëve të kaluara, janë regjistruar 166 raste të reja me Covid-19, 10 pacientë kanë vdekur kurse 416 pacientë janë shëruar.

Rreth 883 pacientë pozitivë ose të dyshuar për koronavirus po trajtohen në repartet infektive në të gjithë vendin, nga të cilët 379 po trajtohen në Shkup. Ka rreth 450 shtretër spitalorë të zbrazët nëpër kovid-qenrdat.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuara me Covid-19 në vend, që nga fillimi i epidemisë është 85494, numri i pacientëve të kuruar është 66209, ndërsa numri i viktimave është 2581. Për momentin vendi ka 16.704 raste aktive.

Masat mbrojtëse për Covid-19, që përfshijnë mbajtjen e maskës, mbajtjen e distancës dhe shmangien e grumbullimeve janë akoma të detyrueshme. Sipas të dhënave të djeshme të Ministrisë së Brendshme, 390 persona u gjobitën për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.

LEXO EDHE:

Back to top button