Vdekja e hendbollistit kroat, aktakuzë ndaj tre personave

Vdekja e hendbollistit kroat, aktakuzë ndaj tre personave

Pas zbatimit të procedurës hetimore, Prokuroria Themelore Publike-Shkup sot ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për veprën penale-Vrasje.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të akuzuarit më 7 prill para një klubi të natës në Shkup, bashkë e kanë privuar nga jeta hendbollistin Denis Tot. Pas një përplasjeje verbale , që të tretë e kanë goditur dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, pas çka ai ka nderuar jetë.

Prokurori Publik kompetent, deri tek Gjykata Penale-Shkup, ka parashtruar edhe propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për tre të akuzuarit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button