Raporti kryesor i skriningut në mars 2023

Raporti kryesor i skriningut në mars 2023

Gazetar: Adrian Kerimi

Raporti i parë i skriningut mbi vlerat themelore do të publikohet në marsit të vitit 2023.

Atëherë do të kuptohet sa vendi ka prosperuar në pjesën e skriningut dhe harmonizimit me “acquis”-n apo Ligjin e BE-së dhe politikat e saja.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq thotë se skriningu do të tregon se ku ndodhemi në raport me BE-së dhe çfarë duhet të ndërmerret.

“Skriningu është prezantim analitik i gjendjes së vendit kandidat për në BE mbi shkallën e pajtueshmërisë me të drejtën e BE-së. Gjithashtu edhe niveli i zbatimit. Operacion teknik dhe formal të cilin e bën Komisioni Evropian që është shumë i rëndësishëm për të pasur pasqyrën e saktë se ku qëndrojmë dhe çfarë duhet të bëjmë në vitet që pasojnë. Sipas paralajmërimeve, raporti i parë i skriningut në fushën e vlerave themelore e presim në fund të muajit mars të vitit 2023”, tha Bojan Mariçiq, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Fusha e parë do të varet nga tre dokumente të rëndësishme, për të cilat vendi pret rekomandimet e Komisionit Evropian se si duhet përgatitur.

“Tre udhërrëfyes do të jenë të rëndësishëm për fushën e parë të vlerave themelore: sundimi i ligjit, funksionimi i institucioneve demokratike dhe udhërrëfyesi për reforma në administratën publike. Këto duhet t’i bëjmë në muajt e ardhshëm bashkërisht me Komisionin Evropian por sigurisht ajo do të jetë detyrat e jona”, theksoi Bojan Mariçiq, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropian.

Korniza kohore e skriningut shqyrtues dhe skriningut bilateral për 33 kapitujt parashikon gjashtë fusha të cilat duhet zbatuar brenda 16 muajve të ardhshëm.

Korniza kohore për skrining

Fusha 1: Vlerat themelore
Fusha 2: Tregu i brendshëm
Fusha 3: Konkurrenca dhe inkluziviteti
Fusha 4: Agjenda e gjelbër dhe zhvillimi i qëndrueshëm
Fusha 5: Resurset, bujqësia dhe kohezioni
Fusha 6: Marrëdhëniet e jashtme  

Qeveria akoma nuk ka vendosur cili do të jetë negociatori teknik dhe cili politik për udhëheqjen e procesit.

Për shkak se nga vitit 2018 kur ishte caktuar struktura negociuese me BE-në ka ndryshuar metodologjia e negociatave dhe anëtarësimit, organi ekzekutiv do të duhet deri në fund të muajit të vendos për strukturën e re në të cilën sipas Mariçiq duhet përfshirë edhe institucionet relevante si: Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Enti Shtetëror i Statistikave dhe Kuvendi.

Nga fushat apo “kllasterët” siç e njeh gjuha e procesit do të varet hapja dhe mbyllja e kapitujve, ndërsa me mbylljen e kapitullit të caktuar me automatizwm mbyllet edhe fusha. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button