BESA: Shaqiri punon me direktiva partiake, drejtoresha zbatonte politikat e BDI-së

BESA: Shaqiri punon me direktiva partiake, drejtoresha zbatonte politikat e BDI-së

Pas vendimit të Ministrit të Arsimit për t’ia marrë kompetencat Komunës së Tetovës për emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, Lëvizja Besa akuzon ish drejtoreshën e gjimnazit se në kohën kur ishte në krye të këtij institucioni më shumë është marrë me politikat e BDI-së se sa me funksionimin e gjimnazit. Kjo parti gjithashtu akuzoi ministrin e Arsimit, se po punon me direktiva partiake dhe në kundërshtim me Ligjin.

“Janë bë keqpërdorime të mëdha edhe gjatë realizimit të punëve ndërtimore, me çrrastë nuk është nënshkruar kontratë për furnizim siç [parasheh Ligji, por kontratat janë bërë sy më sy ku vetëm për bekaton pllaka, janë shpenzuar më shumë se 298 000 den”. “Pyesim ministrin Shaqiri publikisht, Jeton a je në vetëdije se këtë situatë dhe vendim e bën me porosi për tu hakmarrë ndaj tetovarëve apo thjesht zbaton urdhrat e shefit tënd. Jeton, a po i mbron personat që kanë keqpërdorur detyrën, kanë shkatërruar arsimin dhe kanë keqpërdorur buxhetin e shkollës edhe pse është në kundërshtim me Ligjin”, tha Besa Kadriu, Lëvizja BESA. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button