Në Fier të Shqipërisë, një rresht misër një kanabis (Video)

Në Fier të Shqipërisë, një rresht misër një kanabis (Video)

Janë mijëra rrënjë kanabis sativa. Pamjet tregojnë parcelën më e madhe e bimëve narkotike e zbuluar vitet e fundit në Shqipëri.

Bimët narkotike, numri i saktë të cilave ende nuk dihen u zbuluan në periferi të fshatit Mujalli të Fierit pranë shtratit të lumit Seman.

Sic tregojnë pamjet kanabisi ishte kultivuar mes misrit që shërbente si mbulim.

Prej mesditës së kësaj të mërkure forca të shumta të policisë së Fierit janë angazhuar për të shkulur, numëruar dhe djegur bimët narkotike.

Deri tani nuk ka shifra të sakta, por thuhet se bëhet fjalë për mijëra të tilla.

Kur blutë rrethuan zonën, pranë parcelës nuk u gjet askënd aty pranë.

Banorët e zonës thonë se pronari e ka dhënë tokën me qira, por nuk e dinë se kush është qiramarrësi, pasi parcela është larg zonës së banuar.

Dyshimet janë se kultivuesit u larguan para mbërritjes së policisë.

Në një kanal në Baltëz, pak kilometra larg parcelës së drogës u zbulua një makinë e ngarkuar me lëndë narkotike dhe aty pranë një tjetër makinë që dyshohet se shkoi për ta ndihmuar.
Forca të shumta të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policisë së Fierit po ushtrojnë kontrolle në të gjithë zonën, por deri më tani pa rezultat.

Një parcelë e madhe kanabisi u zbulua dhe në Lekbibaj të Tropojës, për të cilën Gjevalin Dedndreaj e Agim Progni u vunë në pranga dhe Rinard Progni e Arben Steaj u shpallën në kërkim./Oranews.tv

LEXO EDHE:

Back to top button