Vdekja e papritur e dëshmitarit kryesor të “Sarajevo Safari” – kërkohet autopsi e trupit, dyshohet se u helmua nga BIA e Serbisë

Vdekja e papritur e dëshmitarit kryesor të “Sarajevo Safari” - kërkohet autopsi e trupit, dyshohet se u helmua nga BIA e Serbisë

Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq i ka dërguar një letër urgjente Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, më saktë Departamentit për Krime Lufte, ku shpreh dyshime serioze mbi rrethanat e vdekjes së papritur të serbit Slavko Aleksiq, ish-komandant i një njësie paraushtarake të lidhur me “Sarajevo Safari” gjatë rrethimit të kryeqytetit boshnjak.

Ai ka kërkuar nga Prokuroria e BeH-së që menjëherë të lëshojë një urdhër që ndalon kremimin ose çdo ndërhyrje mbi trupin e Slavko Aleksiqit, si dhe varrimin e tij.

Ai kërkoi që të lëshohet një urdhër që punonjësit e SIPA-s të transferojnë trupin e Aleksiqit në KCUS për të kryer një autopsi të detajuar dhe specialistike.

LEXO EDHE:

Back to top button