Vdes matematicienti Shkëlzen Aliu, vëllai i ministrit Liburn Aliut
Ministrit të Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliut i ka vdekur vëllai Shkëlzeni. Këtë e ka bërë të ditur ministri Aliu nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
“Sot, u nda nga ne vëllai im i dashur Shkelzen Aliu. Matematicien i zoti dhe inxhinier i palodhshëm. I qetë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. Na e përloti syrin por na la dhe kujtime te mira. Ndonëse varrimi bëhet sot, për arsye të pandemisë njoftojmë se do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë i familjes. Pusho i qetë Xeni!”, ka shkruar Aliu.








