Vdes në rrethana të dyshimta një grua në Prishtinë

Vdes në rrethana të dyshimta një grua në Prishtinë

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër). Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

LEXO EDHE:

Back to top button