Vdes nga koronavirusi peshkopi serb, Artemije

Një tjetër klerik i lartë i Kishës Ortodokse serbe ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e koronavirusit.

Mediat serbe raportojnë se në orët e fundit ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve nga Covid-19, peshkopi i njohur Artemije Radosavljeviç.

85 vjeçari Artemije ishte duke u trajtuar në spitalin e sëmundjeve infektive në Valjevë, por gjendja e tij u përkeqësua dhe nuk ia doli të mbijetonte.

Kujtojmë se para Artemijes, betejën me Covid-19 e kanë humbur edhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.

 

LEXO EDHE:

Back to top button