Vdes shpikësi i Glock-ut

Vdes shpikësi i Glock-ut

Ka vdekur në moshën 94-vjeçare, Gaston Glock, shpikësi i pistoletës së njohur Glock.

Glock-u, është një armë e njohur që bartet nga policia dhe shumë forca të armatosura në mbarë botën.

Ai u lind në vitin 1920.

Austriaku studoi Inxhinieri Mekanike, në një kolegj në Vjenë.

Gaston Glock, më vonë krijoi edhe një biznes të konsumit të mallrave jashtë kryeqytetit austriak.

Ndërmarrja e tij më pas u profilizua në degën e furnizimeve ushtarake.

Ai mori një telefonatë nga ushtria austriake, e cila kërkonte t’i përditësonte armët.

Gaston Glock, projektoi dhe patentoi një armë, gjysmë-automatike, e kalibrit nëntë milimetra, e cila ngarkohej dhe ishte e lehtë në përdorim.

Arma Glock, ka një kapacitet prej 18 fishekësh.

LEXO EDHE:

Back to top button