Vdesin 10 persona nga reshjet katastrofike në Kinë

Vdesin 10 persona nga reshjet katastrofike në Kinë

Dhjetë persona kanë vdekur në Kinë, pas shirave të rrëmbyeshëm në provincën qendrore Hunan, që kanë detyruar qindra mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, njoftojnë mediet shtetërore.

Reshjet e dendura të shiut që filluan më 1 qershor, bënë që mbi 286 mijë qytetarë të braktisin shtëpitë e tyre, pasi rrezikonin të përmbyteshin, njofton agjencia shtetërore e lajmeve “New China”.

Sipas raporteve lokale më shumë se 2700 shtëpi janë dëmtuar nga reshjet kastastrofike në vend.

Ndërkohë 3 persona rezultojnë të zhdukur.

Në vitin 2021 Kina përjetoi përmbytjet më të këqija në dhjetë vjet, veçanërisht në pjesën qendrore të saj, ku humbën jetën mbi 300 qytetarë.

LEXO EDHE:

Back to top button