Vedat Muriqi: “Goli i dedikohet Fadil Vokrrit”

Kombëtraja e Kosovës ka shënuar fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:2 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve, ndërsa me këtë rast Vedat Muriqi, realizoi dy gola.

Ai pas ndeshjes në një prononcim pas ndeshjes se kjo fitore shkon për legjenden e futbollit Fadil Vokrri, i cili ka vdekur që katër vjet.

“Sinqerisht në atë moment, nuk e pata mendjen aty, por ndihem shumë mirë dhe krenar. Ky gol dhe kjo fitore shkon për Fadil Vokrrin. Nuk ushtrova deri ditën e ndeshjes. Sinqerisht nuk është dasht me lujt, por në fund vendosa me lujt”, tha Muriqi.

Me këtë fitore, “Dardanët” tani i kanë mbledhur gjashtë pikë dhe renditen në vendin e dytë tri më pak se Greqia që i prin grupit 2 në Ligën C.

Të dielën ekipi i Alen Zhiresit, e zhvillon “finalen” ndaj Greqisë në Athinë dhe i nevojitet patjetër fitorja.

LEXO EDHE:

Back to top button