Vëllau i Fifit ka ditëlindjen, ja si e uron e motra Fifi

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Fifi, mundohet të jetë sa më aktive në rrjete sociale. Shpesh kemi parë në llogarinë e saj momente të ndryshme nga përditshmëria e Fifit, familjarët e saj, miqtë më të afërt si dhe jemi njohur me mendimet e ndjesitë e këngëtares, të cilat na i ka treguar si në një ditar.

Sot, Fifi i ka kushtuar një shkrim të rëndësishëm njërit prej meshkujve me më shumë peshë në jetën e saj. Vëllai i këngëtares feston ditëlindjen, ndaj ajo i ka kushtuar disa fjalë zemre emocionuese.

“Te ti e gjoj mbeshtetjen e vllaut e te shokut te ngushte . Ty t’kom krahe t’djathte ❤️ Mezi kom prit ti mu rrit e met pas bashkeudhetar ne rrugetimin tem .

MA GEZOFSH DITELINDJEN E 19 🎁 TE DUA I VOGLI JEM @_muhaamedracii ❤️”- janë fjalët e saj krahas fotos me vëllain.

Pak më herët, një deklaratë e Fifit për lidhjen me konkurrentin e “Për’puthen”, Fation Kuqarin, bëri xhiron e rrjetit.

Burime pranë Iconstyle.al bënë me dije se mes Fifit dhe Fationit nuk ka asgjë të tillë. Ai do jetë protagonist në klipin e saj të ri që mban pikërisht titullin “Maniac”. Deri tani ende s’ka detaje lidhur me datën e publikimit të këtij projekti, por duket se s’është shumë larg.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

LEXO EDHE:

Back to top button