Vendet e rajonit shqyrtojnë hapjen e kufijve


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka thënë se vendet e rajonit janë duke u koordinuar për qasje më efikase sa i përket lëvizjes të qytetarëve, por edhe kontroll mbi pandeminë. Për këtë çështje është biseduar në një video-konferencë, të iniciuar nga Filipçe me temë: Covid-19 me vendet e Ballkanit Perëndimor, Greqinë dhe Bullgarinë. Jemi marrë vesh të hartojmë një dokument për protokoll të ndërsjellë për kufijtë. Për këtë është angazhuar një grup pune i përbërë nga anëtar nga të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, Greqisë dhe Bullgarisë. Konferenca e ardhshme në të cilën do të diskutojnë protokollin, do të mbajmë më së voni pas dy javësh”, ka shkruar në Facebook, Ministri Filipçe. Në video-konferencën, pjesëmarrësit kanë raportuar për gjendjen me koronavirusin në shtetet e tyre. Qeveria të mërkurën miratoi propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive që për shtetasit e Kosovës të kërkohet PCR-test negativ edhe gjatë kalimit transit. Lëvizje të lirë pa test dhe kufizime tjera Maqedonia për momentin zhvillon vetëm se me Shqipërinë.

LEXO EDHE:

Back to top button