Vëllezërit Useini kërkojnë të mbrohen në liri, Gjykata e Ohrit pa përgjigje


Nga Gjykata e Ohrit nuk janë të kapshëm për të treguar nëse do ta pranojnë ofertën e vëllezërve Useni, që të lirohen nga paraburgimi. Këshilltari i BDI-së në Ohër, Nefi dhe vëllai i tij Ibro Useini ofruan gjithsej 20 mijë euro për të dalë nga paraburgimi 8 ditor, ose nga 10 mijë euro para të gatshme si garanci se nuk do të arratisen. Vëllezërit Useini duan që paraburgimi i tyre të zëvendësohet me arrest shtëpiak, ose me një masë edhe më të butë, të jenë në liri. Për kërkesën e tyre duhet të vendosë Këshilli Penal i Gjykatës së Ohrit, por ato sot nuk ishin të kapshëm për t’u përgjigjur. Kryetari i gjykatës, Vasil Batkoski, nuk u përgjigj në pyetjen e Alsatit, kur do ta marrin vendimin. Prokuroria tashmë ka sugjeruar që kundër tyre, masa e paraburgimit të mbetet në fuqi. Nefi dhe Ibro Useini dyshohen se sulmuan bashkëqytetarin e tyre Spirko Topallovski. Prokuroria po heton rastin që ndodhi në një hotel në Ohër, dhe vëllezërit Useini i dyshoi për dy vepra penale, “dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Deklarata e parë e Topallkoskit ishte se ai ishte sulmuar dhe goditur nga Useini me armë në kokë. Ai më pas ndërroi mendje, duke pretenduar se gjatë incidentit nuk kishte parë armë, por derisa ka biseduar me siç tha ai, shokun e tij Nefi Useni, dikush e ka goditur nga pas. Sipas burimeve në hetim, pamjet e sigurisë së ngjarjes regjistruan armën me të cilën u godit Toplallkoski në kokë. Derisa policia i kërkonte vëllezërit, këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit Nefi Useini hapi një kompani në Manastir. Ai nuk ishte i kapshëm një javë për organet e rendit. Kundër tij në Ohër po zhvillohen disa procese gjyqësore, disa prej tyre kanë të bëjnë me ndërtime pa leje.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button