Vendimet e politizuara, një ndër shkaqet që qytetarët të mos i besojnë gjyqësorit

Vendimet e politizuara, një ndër shkaqet që qytetarët të mos i besojnë gjyqësorit

Gazetar: Suad Bajrami

Vendimet e politizuara gjyqësore, mungesa e transparencës dhe integritetit të gjyqtarëve janë ndër faktorët kryesorë, për të cilët qytetarët nuk kanë besim në sistemin gjyqësor. Për të rikthyer besimin, nevojitet angazhim serioz nga të gjithë, ndërkaq arma më e fortë për është llogaridhënia. Kjo sipas zëvendës shefes së Misionit të OSBE-së në Shkup kërkon përkushtim dhe standarde profesionale.

“Kohët e fundit paraqesin sfidë të rëndësishme për gjyqësorin. Vendimet krejtësisht të politizuara në fushën e sundimit me transparencë dhe cilësi të pamjaftueshme e tronditën besueshmërinë e opinionit në gjyqësor. Sot jemi mbledhur dhe patjetër të bashkohemi në përpjekjet tona që ta ndërtojmë sërish këtë besueshmëri. 02:03 Duhet të ndërtojmë sistem i cili bazohet në njohuri, merita dhe integritet. Sistem i cili ka kujdes që lëndët të zgjidhen nëpërmjet procedurave korrekte dhe transparente. Sistem, i cili tregon në përkushtim drejt standardeve profesionale dhe pranimit të përsosmërisë dhe profesionalitetit”, deklaroi Suzan Penksa, zëvendës shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Qëndrimin e njëjtë e ndajnë edhe përfaqësuesit e institucioneve gjyqësore në vend.

“Kjo është periudhë e nevojës për angazhim të vërtetë dhe efektiv për realizimin e agjendës reformuese në rrugën drejt BE-së. Një prej këtyre angazhimeve është ripërtëritja e besueshmërisë publike si segment kyç për reputacionin e gjyqësorit dhe avancimin e besueshmërisë që qytetarët e kanë ndaj gjyqësorit. Për reputacionin e gjyqësorit, një prej imperativëve kryesore është dhe pranimi i gjyqësorit të hapur, por edhe respektimit të përpiktë të transparencës dhe llogaridhënies”, u shpreh Besa Ademi, kryetare e Gjykatës Supreme.

“Rikthimi i besueshmërisë së qytetarëve në gjyqësor është i mundshëm vetëm me punë të përbashkët dhe të koordinuar, prej çdonjërit prej nesh nëse jemi të fokusuar dhe mbetemi në kuadër të kompetencave tona dhe autorizimeve, por edhe nëse jemi të vetëdijshëm se integriteti është arma më e rëndësishme e cila mund ta luftojë këtë luftë, për drejtësi joselektive dhe të barabartë për të gjithë”, tha Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor.

Për të shtatin vit me radhë u mbajt konferenca me temë “Gjykimi cilësor; Parakusht për rindërtimin e besimit publik”, ku sërish në fokus ishte besueshmëria e gjyqësorit. Ndërkohë gjyqësori në vend në vazhdimësi ka besueshmëri të ulët për shkak të përzierjes së politikës dhe mungesës së vullnetit për të bërë reforma rrënjësore. Sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian, Maqedonia e Veriut nuk ka bërë kurrfarë përparimi në këtë fushë e cila është ndër kryesoret në procesin eurointegrues. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button